Situata duket interesante dhe shumë “misterioze” në Suedi në kohë pandemie(COVID-19). Po i referohem lajmeve të fundit të mbrëmjës dhe disa të dhënave aktuale rreth gjendjës së popullatës në vendin Skandiav.
Deri kur do të zgjasë kjo tolerancë relaksuese e tyre në raport me pandeminë COVID-19, gjërsa pjesa tjetër e Globit përballet dhe e lufton me të gjitha mundësitë ekzistuese këtë pandemi kokëforte por si duket gradualisht rrezikshmërisë së saj po i vie fundi, e kjo falë maksimumit të përpjekjeve për kujdes të palëkundshëm.
Tek ne efekti i karantinës me gjasë po e thumbon shpesh herë kuriozitetin tonë që në kushtet e qëndrimit shtëpiak nga bombardimet informative gjithandej për këtë pandemi ky kuriozitet mund të tingëlloj edhe i çmendur. Opinionet tona kureshtare janë të pacensuruara, dhe nga kjo efektshmëri e karantinës anti-koronavirusale të shpjerë mendërisht në kanalet më të panjohura të ideve hipotetike e të cilat në origjinë mund të jenë krejtësisht impulse të kohës e hapësirës, ku çdo ngarje e gjen datën dhe vendin e saj.
Në radhë të parë dyshojmë se ne mundemi të imagjinojmë një botë gjërash e llojesh pa ndërveprimet e rastësishme me të cilat ne mësohemi, dhe veçançrisht kur tashmë e kemi përqafuar rutinën e përditshme.
Dosido, mendja nuk ndalet, aktiviteti i saj mbetet mbreslënës. E dini pse ? Nuk i trembet panikut apo ndoshta nga paniku, vë në funksion kongicionin metanalitik, dhe ta dhuron mundësinë e përsiatjës së hollësishme ndaj këtyre ndikimeve të mëdha tekonologjike(virutale), manovrimeve statistikore, dhe bashkëveprimeve projeksionale kimike me një rrethanshmëri ndonëse të qëllimshme kuptimplote.
Ne e kemi një luftë garimi në mendje; Uni ynë përmes racionalitetit sfidon temperamentin tonë rigoroz që të jemi analizues të vëmendshëm, sepse do të jemi në një ekulibër të qëndrueshëm me një perceptim logjik ndaj situatës së krijuar.
Po i kthehemi kuriozitetit që manifeston dyshime të llojllojshme, dhe prodhon projeksione të çuditshme, meqenëse të pavërtetat na rrethojnë dhe i fusin hundët ndonjëherë në territoret e të vërtetave relative, ato si duket tashmë në kohë pandemie kanë filluar të interferojnë dukshëm në mjediset e tyre, ashtu sikundër ne përfshihemi furishëm kolegtivisht edhe në turbulenca gjysmë të vërtetash e gënjeshtra të dekoruara e të strukturuara. Tashmë edhe pandemia po shfrytëzohet si mjet stimulimi e përforcimi që të artikulohen konspiracione të formuluara e të zakonshme mospërputhëse por sigurisht fantastiko-shkencore, këto krijojnë percepsione persusative(bindshme) me shpjegime pikë pas pike progresive të harmonishme e dramatike me WOW’in e famshëm internacional. Konkluzivisht racioja jonë është shpëtimtare, na zgjatë dorën sa herë që zhytemi në kënetat e thella të së vërtetave gjysmake. (Konspiracionet).
Andaj e vërteta e madhe, zotërimi i mendimeve të vërteta nënkupton posedim instrumentesh tej mase të veprimit tonë koherent duke mos qenë aspak një komandë që s’merret vesh nga vjen ose jo një farsë e thurur nga ata të cilët i kanë përzemër spektaklet informative dhe bombastike, e që i kanë për shpirti gjendjet shqetësuese të panikut tek njerëzit.
Jemi mjaftueshmërisht koshient se qëndrimi në shtëpi, distancë e striktë sociale, respektimi i pakundërshtueshëm ndaj rregullave dhe rekomandimeve të parashtruara të kujdesit intensiv(përsonal e familjar) në luftë parandalimi e reduktimi ndaj COVID-19, qartësisht nënkupton faktin se pas kësaj beteje të fituar ( derisa jemi në avantazh) për ne këto mundësi reale mobilizimi e menaxhimi janë mjete dhe hapësira që prin drejt kënaqësive tjera jetësore që po na presin pas përfundimit të pandemisë. Ditët vrullshëm po vrapojnë sepse më nuk ecin dot, jo nga paqëndrueshmëria ose mosdurimi, por nga vetbesimi i plotë i bindjeve tona të sakta që vetëm maturia jonë e kujdesit që lufton shkujdesin, e zhduk dhe e mposhtë COVID-19 tinëzar.
#RriBre #Nshpi #Duro #Edhe #Pak #Kurajo #Po #eKalojmë #AntiPanik.
Rron Kastrati, Psikolog