Çka është distancimi social?

Mund të jetë zhgënjyes fakti që shumë evente sportive, festivale, shëtitje apo mbledhime tjera po anulohen dhe ka arsye se përse po merren këto masa për të ruajtur shëndetin publik. Këto anulime ndihmojnë ndaljen apo ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes duke lejuar që sistemi shëndetësor të jetë më i gatshëm për t’u kujdesur për pacientët të cilët vijnë ndërkohë.

Anulimi i eventeve të cilat potencialisht mund të formojnë turma quhet distancim social.

Distancimi social nënkupton rritjen e qëllimshme të hapësirës ndërmjet njerëzve me qëllim të shmangies së ngjitjes së sëmundjes. Të qëndruarit të paktën 2 metra larg nga njerëzit e tjerë zvogëlon shansat që ju të infektoheni me COVID-19.

Disa nga shembuj të distancimit social të cilat ju mundësojnë shmangien nga turmat e njerëzve apo vendeve ku ka shumë njerëz janë:

  • Të punuarit në shtëpi në vend të zyrës
  • Mbyllja e shkollave dhe kalimi në mësim online në internet
  • Komunikimi me të dashurit tuaj përmes pajisjeve elektronike në vend të takimit fizik
  • Anulimi apo lërja për më vonë e konferencave dhe mbledhimeve të mëdha.

Disa këshilla shtesë që vijnë nga udhëzuesi për distancim social i qeverisë britanike janë:

  • Shmangia e kontaktit me dikë që shfaq simptoma të koronavirusit (COVID-19). Simptomat janë temperatura e lartë dhe/apo kollë e vazhdueshme.
  • Shmangni përdorimin e transportit publik nëse nuk keni ndonjë gjë esenciale për të kryer. Nëse është e mundur të udhëtoni gjatë kohëve kur nuk ka shumë udhëtarë atëherë lëreni udhëtimin tuaj për një orë tjetër.
  • Punoni nga shtëpia nëse e keni të mundur. Punonjësi juaj duhet t’ju përkrahë në këtë aspekt.
  • Shmangni mbledhimet e mëdha, poashtu edhe mbledhimet më të vogla si në kafeteri, kinema, restorane, teatre, bare dhe klube.
  • Shmangni takimet me shokët dhe familjen. Mbani kontakte përmes teknolgjive si telefoni, interneti dhe rrjetet sociale
  • Përdorni telefonin dhe serviset onine për të kontaktuar mjekun apo shërbimet tjera esenciale.

Secili prej nesh duhet të përpiqet t’i përmbahet këtyre masave sa më shumë që është e mundur.

Ne ju këshillojmë fuqishëm që të ndiqni masat e sipërcekura si dhe të limitoni kontaktet e drejtpërdrejta fizike me shokët dhe familjen nëse është e mundur, e veçanërisht nëse ju:

  • Jeni mbi moshën 70 vjeç
  • Keni ndonjë problem shëndetësor ekzistues
  • Jeni shtatëzënë

Këto masa ka gjasa të vlejnë për disa javë.

Përktheu: Arlind Hoxha- Psikolog. Psikologu.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *