Mutizmi selektiv dhe fobia sociale kan karakteristika të ngjajshme me njëra tjetren, pasi fëmijet duken se kan një frikë të ndërveprimit dhe komunikimit me të tjerët se mos po gjykohen negativisht.
Në një periudh të shkurtër mutizmi selektiv mund të duket i padukshëm, mirëpo nëse nuk trajtohet shpejt, atëhere çrregullimi mund të pengoj zhvillimin e shkathtësive komunikuese në vitet e ardhshme.
Ky çrregullim prek rrethë 1 në 140 fëmijë të vegjël, i cili është më i zakonshëm tek vajzat dhe fëmijët që mësojnë një gjuhë të dytë, si ata që sapo kan migruar nga vendlindja e tyre.
Para disa kohësh ishte i përhapur mendimi që mutizmi selektiv varej nga mungesa e dëshirës së fëmijës për të folur me të tjerët. Por në fakt, me kalimin e viteve, studimet kanë treguar se shkaqet e shqetësimeve e kanë origjinën e tyre tek ankthi. Duke filluar nga shenja ankthi të rënda, siç janë: ankthi i ndarjes, çrregullimet e shpeshta dhe të qarat, mëritë, mungesa e fleksibilitetit, problemet e gjumit dhe drojë ekstreme etj.
Pra, ankthi dhe paniku i vazhdueshëm janë ata që e pengojnë fëmijën të flasë, edhe kur ai do të donte të ishte pjesë aktive e bisedave. Mirëpo, jo të gjithë fëmijët shfaqin ankthin e tyre në të njëjtën mënyrë. Disa mund të jenë krejtësisht të heshtur, të paaftë për të folur ose për të komunikuar në një mjedis shoqëror, të tjerët mund të jenë në gjendje të flasin me persona të caktuar ose të pëshpërisin.