(Udhëzuesi për izolim në kushtet shtëpiake, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Australisë.)
Nëse keni udhëtuar nga shtetet e mëdha si Kina, Irani, Republika e Koresë dhe Italia, ose nëse keni pasur kontakt të afërt me një rast të konfirmuar të koronavirusit, atëherë aplikohen restriksione speciale.
Kush duhet të izolohet?
Për të ndihmuar limitimin e koronavirusit, ju duhet të izoloheni duke ndjekur rrethanat në vijim:
- Nëse ju jeni larguar nga, apo nëse keni kaluar nëpër shtetet e mëdha si Kina apo Irani në 14 ditët e fundit, atëherë ju duhet të vetëizoloheni për 14 ditë që nga data që jeni larguar nga Kina/Irani.
- Nëse ju jeni larguar nga, apo nëse keni kaluar nëpër Republikën e Koresë gjatë apo pas 5 Marsit 2020 atëherë ju duhet të vetëizoloheni për 14 ditë pas datës që jeni larguar nga Republika e Koresë
- Nëse ju jeni larguar nga, apo nëse keni kaluar nëpër Itali gjatë apo pas 11 Marsit 2020 atëherë ju duhet të vetëizoloheni për 14 ditë pas datës që jeni larguar nga Italia.
- Nëse ju keni qenë në kontakt të afërt me një rast të vërtetuar të koronavirusit, atëherë ju duhet të vetëizoloheni për 14 ditë që nga data kur keni pasur kontaktin e fundit me rastin e konfirmuar të koronavirusit.
Qëndroni në shtëpi apo në hotel
Gjatë udhëtimit për në shtëpinë apo hotelin tuaj për të filluar izolimin përdorni transport personal, siç është vetura për të minimizuar ekspozimin tek të tjerët. Nëse ju duhet të përdoni transport publik (p.sh. taksi, shoferë online, trena, autobusë, apo tramvaj, atëherë ndiqni masat parandaluese të cekura në udhëzuesin për transport publik.
Gjatë 14 ditëve të izolimit, ju duhet të qëndroni në shtëpi apo në hotelin tuaj dhe të mos dilni në vende publike përfshirë këtu në punë, në shkollë, në qendrat për përkujdesjen e fëmijëve, universitete apo në mbledhime publike. Vetëm njerëzit të cilët jetojnë me ju duhet të jenë në shtëpi. Mos prisni mysafirë. Nëse jeni në hotel, shmangni kontaktin me njerëzit që banojnë aty si dhe me stafin e hotelit.
Nëse jeni mirë, atëherë nuk ka nevojë të mbani maskë brenda shtëpisë. Thuani të tjerëve të cilët nuk gjenden në izolim të marrin për ju ushqimin dhe gjërat e tjera të rëndësishme. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia, p.sh. që të shkoni tek doktori, atëherë vini maskën. Nëse nuk keni maskë, atëherë kujdesuni që të mos kolliteni apo teshtini afër njerëzve.
Rrini në mbikqyrje të simptomave tuaja
Gjatë periudhës së izolimit, mbikqyrni veten për simptoma siç janë ngritja e temperaturës, kolla, apo zënia e frymës. Simptoma tjera të hershme janë poashtu dhe të dridhurat, dhimbje nëpër trup, dhimbje fyti, rrjedhje e hundëve dhe dhimbje të muskujve.
Çfarë të bëj nëse sëmurem?
Nëse ju paraqiten simptomat (ngritje e temperaturës, dhimbje fyti, lodhje apo zënie e frymës) brenda 14 ditëve pasiqë jeni larguar nga vendet si Kina, Irani, Republika e Koresë apo Italia, apo brenda 14 ditëve që nga kontakti i fundit që keni pasur me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit, atëherë ju duhet të bëni termin për të bërë kontrollë urgjente te doktori.
Ju duhet të telefononi klinikën mjekësore apo spitalin përpara se të mbërrini dhe ju duhet të tregoni historinë tuaj të udhëtimit apo që keni mundur të keni pasur kontakt me ndonjë rast potencial me koronavirus.
Ju duhet të qëndroni patjetër të izoluar në shtëpinë tuaj apo në ndonjë ambient mjekësor derisa t’ju informojnë autoritetet shëndetësore publike që është i sigurtë kthimi juaj në aktivitetet e zakonshme.
Si mund ta parandaloj përhapjen e koronavirusit?
Mbajtja e duhur e higjienës së duarve dhe higjienës së teshtimave/kollitjeve është mbrojtja më e mirë kundër shumicës së viruseve. Ju duhet të:
- Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, para dhe pasi të hani, si dhe pasi që shkoni në tualet.
- Mbuloni kollën dhe teshtimën tuaj, hudhni faculetat dhe përdorni pastrues me bazë alkooli.
- Nëse ndiheni keq, shmangni kontaktin me të tjerët (qëndroni më shumë se 1.5 metra nga njerëzit e tjerë).
Dalja jashtë
Nëse jetoni në shtëpi private, atëherë është e sigurtë dalja në kopsht apo oborr. Nëse jetoni në apartament apo qëndroni në hotel, është e sigurtë dalja në kopsht por ju duhet të vini maskë për të minimizuar rrezikun ndaj të tjerëve dhe të ecni shpejt në pjesët ku qëndrojnë njerëz.
Këshilla për të tjerët që jetojnë me ty
Të tjerët që jetojnë me ty nuk u kërkohet të izolohen përveç nëse ata plotësojnë ndonjërën nga kriteret që u përmendën sipër në tekst. Nëse ju zhvilloni simptoma dhe dyshoheni për koronavirus, atëherë personat që jetojnë me ju do të klasifikohen si kontakte të afërta dhe duhet të izolohen.
Pastrimi
Për të minimizuar përhapjen e çfarëdo mikrobi ju duhet të lani rregullisht sipërfaqet të cilat shpesh i prekni siç janë dorezat e dyerve, çelësat e dritës, si dhe vendet e caktuara në kuzhinë apo banjo. Pastrimin bëjeni me detergjent apo dizinfektues të përditshëm.
Të menaxhuarit e izolimit 14 ditor
Të qënit izoluar mund të jetë gjë stresuese dhe e mërzitshme. Sugjerimet janë:
- Qëndroni në kontakt me anëtarët e familjes dhe shokët/shoqet përmes telefonit, emailit apo mediave sociale.
- Mësoni rreth koronavirusit dhe flisni me të tjerët.
- Sigurohuni që fëmijët e vegjël përdorin gjuhë të përshtatshme për moshën e tyre
- Nëse është e mundur, mbani rutinat tuaja normale në të ngrënë dhe në ushtrime trupore.
- Planifikoni të punoni nga shtëpia
- Kërkoni nga shkolla e fëmijës suaj që detyrat e shtëpisë apo kërkesat tjera t’i dërgojnë përmes postës apo emailit.
- Bëni gjëra që ju ndihmojnë të relaksoheni dhe përdoreni izolimin si një mundësi për të bërë aktivitete të cilat zakonisht nuk keni kohë t’i bëni.
Burimi: https://www.health.gov.au/resources/publications/coronavirus-covid-19-isolation-guidance
Përktheu: Arlind Hoxha, psikolog. Psikologu.org