Shoqata e grave në luftë kundër kancerit të gjirit “Renesansa” apelon që të ndihmohet kjo kategori sociale

Shoqata “Renesanca” në Prizren apelon që kategorinë e grave të prekura nga kanceri i gjirit nê këtë periudhë pandemie të përkrahen nga institucionet përkatëse(Ministria e Shëndetësisë, Klinika Onkologjike).
Prandaj Renesansa, si shoqatë e pacientëve me kancer të gjirit kërkon në emër të të gjithë përsonave me kancer që të mundesohet:
– Në çfaredo mënyre të sigurohet transporti i pacienteve për ta vazhduar trajtimin aktiv të terapive Si dhe:
-Të sigurohen ilaqet mujore per përsonat me kancer, sepse shumica kanë ndërprerë terapinë e ilaqeve nga pamundësia për të udhetuar në Prishtinë si dhe nga gjendja ekonomike e tyre për të blerë.
Mundesia për të ndihmuar këtë kategori ekziston, prandaj apelojmë tek vullneti i institucioneve përgjegjëse që të dalin në ndihmë këtyre përsonave duke filluar nga Ministria e Shendetesise dhe Klinika Onkologjike. Përsonat me kancer nuk bënë që të ndërprejnë terapitë e tyre në asnjë mënyrë. Lutemi që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejt që të kthehemi jetës normale.

“Shoqata Renesanca” Violeta Pirana-Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *