Përhapja e sëmundjes COVID-19 mund të jetë stresuse për njerëzit. Frika dhe ankthi për një sëmundje si COVID-19 mund të jetë dërrmuese e cila edhe mund të shkaktojë emocione të forta tek adoleshentët. Mirpo përballimi i stresit në këto rrethana do t’ju bëjë më të fortë juve, njerëzit që ju intersojnë dhe komunitetin.
Secili prej nesh mund të reagojë ndryshe ndaj situatave stresuse, se si ju reagoni ndaj kësaj pandemie varet nga sfondi juaj, gjërat që juve ju bënë ndryshe nga të tjerët dhe komuniteti ku jetoni.
Po qfarë mund të bëni për ta mbështetur veten në këto situata?
Bëni pushim së lexuari rreth këti virusi që nga ky postim, mos dëgjoni lajmet që kanë të bëjnë me situaten këtu përfshini edhe rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Instagram dhe të tjerat. Dëgjimi i përsëritur rreth pandemisë mund të jetë shqetsuese e cila sjell edhe stres.
Kujdesuni për trupin tuaj, bëni ushtrime të lehta ditore, merrni fryme thellë kohë pas kohe, mundohuni të hani ushqime të shëndetshme, shmagni sa më shumë alkoholin, cigaren dhe drogat e tjera.
Lidhu me të tjerët në rrjete sociale, krijoni shoqëri të re por bisedoni për tema të cilat nuk kanë të bëjnë me pandeminë. Bisedoni me njerëz të cilëve ju i besoni dhe tregoni për shqetsimet e juaja. Konsultohuni edhe me psikolog të cilët në këto ditë po ju mbështesinë në të gjitha rrjetet sociale të gjitha pa pagesë.
Muhamed Abdullahu – Psikolog
Ju mund ta bëni testin e depresionit duke klikuar më poshtë
Testi Depresionit