Të qëndruarit në shtëpi gjatë Pandemisë

10 hapa për të përballuar izolimin.

Shumë prej nesh kanë marrë vendimin e mençur për të qëndruar në shtëpi dhe për të shmangur turmat dhe rrezikun për t’u infektuar apo padashur të infektojmë edhe të tjerët. Ju ndoshta ndiheni i izoluar, i depresuar, i bajatosur, i shqetësuar, në mendime të thella, dhe i pashpresë. Ti nuk je vetëm. Ne të gjithë po kalojmë nëpër një përvojë traumatike si komb ku shumë njerëz besojnë që jetërat e tyre janë të rrezikuara në mënyrë të pashmangshme, që ekonomia do të bjerë e nuk do të rikuperohet, dhe që jeta më nuk do të jetë kurrë si mëparë.

Gjëja kryesore që duhet mbajtur mend është që ne për momentin nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por ne e dimë që po jepet mund i madh nacional dhe botëror për të mbajtur nën kontrollë përhapjen dhe për të minimizuar efektet. Ne jemi në fazën e hershme dhe nuk do e dimë se çfarë na pret gjatë muajin tjetër apo pas dy muajsh deri sa koha të vijë. Ndërkohë ne të gjithë gjendemi në një urgjencë nacionale së bashku. Dhe të gjithëve na është kërkuar që të reduktojmë ndërveprimet mes vete, që të distancohemi nga nëri-tjetri dhe në disa raste edhe të qëndrojmë në shtëpi.

Ne të gjithë e dimë që izolimi dhe pasiviteti janë fenomenet e përkryera për të na bërë të depresuar dhe për të qëndruar të tillë. Ndodh që ti zgjohesh në mëngjes i merakosur, në ankth dhe i depresuar dhe të kesh mendimin që nuk ka asgjë për të bërë dhe që je totalisht i izoluar. Si ta përballosh këtë periudhë të pacaktuar kohore të qëndrimit të izoluar në shtëpi?

  • Të kuptosh që ndjenjat tua janë normale

Ne shpesh ndihemi sikur nuk mund të tolerojmë emocionet tona të pakëndshme dhe që ne duhet t’i përballojmë ato më mirë. Kjo është sikur të ndihesh keq shkaku se ndihesh keq. Por është mëse normale të ndihesh në ankth, në frikë, pa shpresë dhe i stërngarkuar kur përballeni me traumë. Kjo është traumë. Ne të gjithë tmerrohemi kur gjëra të tmerrshme na ndodhin neve apo personave të cilëve i njohim. Ti nuk je robot. Ke të drejtë të ndihesh keq. Por poashtu ke edhe të drejtë të ndihesh më pal keq- madje edhe të ndihesh më mirë herë pas here. Pra, le të punojmë drejt asaj që mund ta kontrollojmë si dhe të kuptojmë që ne nuk mund ta kontrollojmë atë gjë për të cilën nuk dimë.

  • Mbaj kontaktet me shokët dhe familjen

Vetëm se je “ngujue”  nuk do të thotë se je “shymun”. Bëj një listë të shokëve- madje edhe të njerëzve të cilët nuk i ke kontaktuar me vite. Mendo rreth anëtarëve të familjes- futi edhe ata në listë. Dhe pastaj fillo t’u dërgosh emaile apo mesazhe disave prej tyre duke i treguar që ti ke qejf t’ua dëgjish zërin dhe të dish se janë ata. Në fakt, a e keni ditur vallë që smartfoni juaj në fakt është telefon? E di; unë rrallëherë i thërras njerëzit në telefon, por kjo përvojë “e re” vërtet mund të ngrejë moralin poashtu dhe të na ngrejë shpirtërisht. Pra, mendo rreth këtij hapo dhe thirr disa njerëz. Platformat me video poashtu janë të dobishme. Përdor Skype apo Zoom apo ndonjë servis tjetër falas që të shihni fytyrat e njëri-tjetrit. Mbani eveidenca rreth eksperiencës suaj dhe se si ndiheni pas asaj Përpiquni të kontaktoni dikë çdo ditë.

  • Bëj një orar të aktiviteteve ditore

Vetëm se je në shtëpi nuk do të thotë që nuk mund të bësh asgjë. Ndoshta edhe unë sikur ti kam lënë shumë gjëra anash e për nesër. Natën para ditës së nesërme, bën një listë të gjërave që mund t’i bësh gjatë ditës. Kjo është LISTA JOTE E GJËRAVE QË DUHET BËRË PËR NESËR. Gjëja që e bën fantastike listën për ditën e nesërme është që  kur zgjohesh  ti i di gjërat që do t’i bësh. Kjo do të të japë një synim për orët në vijim, një ndjenjë që je i dobishlm dhe do të të ndihmojë të largosh mendjen nga shqetësimet. LISTA IME E GJËRAVE QË DUHET BËRË SOT është të mbaj sesionet terapeutike me pacientët përmes telefonit dhe videove, të flas me kolegët, të shkruaj një blog, të lexoj disa artikuj, të marr disa shokë në telefon, të organizoj informacionet rreth taksave, të ha drekën, të bëj darkën, të shikoj video, të bëj ushtrime fizike dhe të kaloj kohë me gruan.

Për mua kjo tingëllon si një ditë tepër e mirë. Secili aktivitet e ka qëllimin e vet. Në fund të ditës shiko listën e gjërave QË DUHET BËRË dhe shëno gjërat të cilat i ke kryer dhe se si ndiheni nga fakti që ju i keni kryer ato. Nëse ka gjëra të cilat nuk i keni kryer, futini ato në listën për ditën e nesërme. Bëj një listë për javën e ardhshme, për muajin si dhe për dy muajt e ardhshëm.

Kjo është një teknikë klasike CBT e cila quhet Caktimi i Orarit të Aktiviteteve dhe Aktivizimi Sjellor. Sa më shumë që bën, aq më shumë je i zënë, dhe kjo të bën të ndihesh më mirë.

  • Konsideroje këtë si kohë të lirë

Ndoshta ti e di ndjenjën e të mospasurit kurrë kohë të mjaftueshme për gjërat të cilat dëshiron të bësh. Por tash ke plot kohë të lirë. Sigurisht që nuk ka gjasa reale që të mund të bësh shumë gjëra të cilat i ke pasur në qejf në të kaluarën. Por mendoje këtë si një pushim nga puna- je vetë dhe mund të zgjedhësh të bësh çfarë të të dojë zemra për 2-3 javë. (Ne sigurisht që nuk e dimë se sa do të na duhet të bëjmë këtë). Por kjo është koha jote për të bërë atë që dëshirpn të bësh. Pra, përdore zgjuarësisht. Të futesh në mendime të thella e të shqetësohesh nuk të ndihmon. Kthehu te lista e gjërave që duhet të bësh dhe bëji ato gjëra.

  • Bëj gjërat të cilat i keni lënë anash pa i kryer

Kur mendon për kohën tënde të lirë mund të vëresh detyrat të cilat i ke lënë të pakryera. Disa nga të miat janë të kontrolloj informacionet rreth taksave. Kjo është një nga gjërat që çdo vit e lë pa e kryer, por në fakt është më pak ngarkuese sesa që e kam menduar se do të jetë. Pra, bëj një LISTË TË GJËRAVE TË CILAT TI I ZVARRIT PËR MË VONË  dhe fillo të punosh drejt kryerjes së tyre. Këtu mund të hyjnë punët e shtëpisë, rregullimi i rrobave në dollap, largimi i gjërave të panevojshme nga banesa apo shtëpia, kontaktimi i njerëzve me të cilët ka kohë të gjatë që s’ke biseduar, apo edhe pastrimi i shtëpisë.

  • Bëj ca ushtrime fizike

Mund të shikosh video në YOUTUBE të cilat mund të shërbejnë si trajner personal që të të nxisin që të bësh ca ushtrime fizike në shtëpi. Nuk të duhet ndonjë palestër luksoze për këtë. Mund të bësh Joga, pompa, të vraposh duke qëndruar në një vend dhe ushtrime tjera në shtëpi. Ngritja e pulsit, sfidimi i vetes do të të ngrenë nivelin e endorfinave. Ashtu pra, thjesht BËJE.

  • Hani dhe pini në mënyrë të mençur

Kur ne gjendemi në stres ne shpesh hamë më shumë se që duhet pse hamë ushqim të pashëndetshëm dhe pimë shumë. Mbaji sytë te ky problem. Në fakt, pse të mos e përdorësh këtë kohë për t’u bërë i shëndetshëm? Konsideroje këtë si një rimëkëmbje, një përkujdesje shëndeti, si një kohë për shëndetin tuaj ku jo planifikoni vaktet tuaja ushqimore dhe të limitoni apo madje edhe të eliminoni fare pirjen e alkoolit. Një mundësi tjetër të cilën e keni tash është që të gatuani me kreativitet. Mua për vete më pëlqen të provoj receta të reja gatimi të cilat i kam parë, apo edhe të eksperimentoj me idetë e mia-të cilat jo çdoherë kanë sukses të madh. Madje mund të provosh të bësh edhe te gjërat bazike që kanë bërë gjyshërit tanë- fjala vjen të gatuash vetë bukën, të bësh gjellëra të shëndetshme si dhe gjëra tjera kreative e të shijshme nga menuja jote shtëpiake.

  • Bëj një listë të gjërave për të lexuar dhe të videove

Unë lexoj shumë- por unë çdoherë ndjej sikur nuk kam kohë për të lexuar aq sa dua unë. Pikërisht tani është koha për ta bërë këtë. Është e mrekullueshme që tani kemi akses në shumë libra falas në bibliotekat publike—mund të shkarkosh libra elektronikë e-books apo audiobooks falas. Vizito uebsajtin e librarisë publike dhe shih se si mund të fitosh akses tek këto gjëra. Tani është koha që të futemi thellë në lexim të këndshëm e të lexojmë diçka që nuk ka lidhje me pandeminë.

  • Jepi përkrahje dikujt që po kalon nëpër kohë të vështirë.

Ne jemi të gjithë sëbashku në këtë gjë dhe kemi nevojë për përkrahjen e njëri-tjetrit. Njëra mënyrë që të ndihemi të lidhur dhe që të gjejmë kuptim është që të mbajmë sytë te dikush që po kalon në kohë më të vështirë se të tjerët, fjala vjen, ndoshta dikush i cili jeton i vetëm, apo dikush i cili ka prirje për depresion dhe ankth. Ajo telefonatë apo ai mesazh yti që ti ia dërgon për të parë se si është ai person, mund ta bëjë atë person të ndihet më pak i izoluar. Dhe ti do të ndjehesh më mirë nga gjesti yt. Për ironi, ndonjëherë kur ndihmojmë tjetrin në fakt ne më së shumti ndihmojmë veten tonë.

Sfidoni ndjenjën e pashpresës.

Ne duhet ta marrim këtë pandemi seriozisht sepse shumë njerëz do të vdesin. Por nuk mund ta dimë se si do të jetë e ardhmja. Mundësitë që dikush të vdesë nga kjo janë të vogla. Por, gjithsesi, merre seriozisht dhe ndiq udhëzimet e autoriteteve mjekësore. Është e mundur që gjërat të zbuten dhe që virusi të mos jetë kaq i dëmshëm në të ardhmen sa që e mendojmë që është tani. Nuk e dimë. Por sa merremi me parashikime të të ardhmes më mirë të përpiqemi të fokusihemi në të sotmen dhe javën tjetër. Mos i përdor emocionet tua si mjet për të parashukuar se si do të jetë jeta muajin e ardhshëm. Ne e dimë që gjërat janë përmirësuar dukshëm javëve të fundit në Kinë. Kjo ka gjasa të na ndodhë edhe neve poashtu.

Mbaj mend që ti ke kontrollë mbi gjërat që bën çdo ditë. Provo ndiqi këto hapa si dhe kontakto me të tjerët për sugjerime. Çdo ditë varet nga ti. Mbaj nën monitorim çdo gjë që po bën poashtu  edhe gjërat që ke në plan t’i bësh.

Përktheu dhe përshtati: Arlind Hoxha, Psikolog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *